Site icon Telegrafi

Ademi-Bezak: Përkrahje nga Sllovakia për integrimet evropiane të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri për integrime evropiane, Arbër Ademi sot ka realizuar një takim me ambasadorin sllovak në Maqedoni, Martin Bezak, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast Ademi ia ka uruar ambasadorit marrjen e kryesimit me Këshillin e BE nga Sllovakia dhe i ka dëshiruar zbatim të suksesshëm të programit.

“Maqedonia pret që përkrahja nga Sllovakia për integrimet euroatlantike dhe ajo në planin dypalësh dhe në suaza të Grupit të Vishegradit,  të konfirmohet edhe gjatë periudhës së kryesimit si dhe në Samitin e ardhshëm në Varshavë”, ka thënë Ademi.

Në takim është biseduar për perspektivën euroatlantike të vendit si dhe për situatën aktuale politike, duke theksuar që fokusi kryesor i të gjithë faktorëve duhet të përkushtohet në zgjidhjen e sfidave politike, por edhe të zbatimit intensiv të reformave urgjente.

Ademi ka shprehur shpresë për vazhdim dhe thellim të bashkëpunimit midis dy vendeve, duke marrë parasysh se në agjendën e kryesimit sllovak, prioritet i lartë është vazhdimi i politikës së zgjerimit pa marrë parasysh ngjarjet brenda Bashkimit./Telegrafi/

Exit mobile version