Telegrafi

Ademi: BDI-ja fituese absolute në zgjedhje

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të BDI-së Arbër Ademi ka ftuar popullatën që të votojnë kandiadtët e tyre. Sipas Ademit BDI do të dalë fitues apsolut pasiqë ka kandidatët më të mirë si dhe programet e tyre zgjedhore.

“BDI ka kandidatë ambiciozë. Ftojmë popullatën të na mbështesin, të mbëstesin programin tonë dhe kandidatët tanë pasiqë janë më të mirët. Kjo mbështetje nuk do të mungojë. Andaj BDI do të vulosë fitoren në zgjedhjet lokale”, është shprehur Ademi.