Arbër Ademi nga BDI ka dalur në konferencë për shtyp në lidhje me zgjedhjet lokale që u mbajtën gjatë ditës së sotme.
Ai tha se BDI vlerëson se dita e sotme kaloi në ditë korrekte dhe të pranueshme për ta si parti politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit që me sjelljet e tyre, mundësuan që të kemi garë të denjë sipas rregullave evropiane. Çmojmë veprat e mijërave shqiptarëve që u angazhuan për BDI-në. Sipas vlerësimeve tona BDI është favorite për të fituar këto zgjedhje”, tha mes tjerash Ademi.
I pyetur nga gazetarët për parregullsitë zgjedhore, ai tha se në mënyrë të përgjithshme sipas tyre, dita e sotme ka qenë e qetë./Telegrafi/