Telegrafi

Ademi: Bashkëpunimi me diasporën do të ndërtohet në katër shtyllat kryesore

Në katër shtyllat kryesore do të ndërtohet strategjia kombëtare të cilin ministri pa resor e ngriti për bashkëpunim me diasporën.

Dokumenti i titulluar si strategji kombëtare për bashkëpunim me diasporën 2018-2023 sipas Ademit, duhet të miratohet në fund të verës.

Ademi në intervistë për AIM tha se një nga katër shtyllat kryesore është shtylla politiko-administrative pjesa ku rregullohen e drejta e votimit të diasporës, përshpejtimin e dokumenteve, dhënien e shpejtë të dokumenteve që të mos pritet me muaj të tërë.

“Shtylla e dytë është aspekti ekonomik dhe investues. Ligji për ndihmë financiare të investitorëve edhe pse ishte paraparë me strategjinë kombëtare, më vetëm se është miratuar, ndërsa shtylla e tretë është për arsimin, shkencën dhe rininë.

Shtylla e katër ka të bëj me kulturën dhe promovimin e vlerave kulturore të Republikës së Maqedonisë. /Telegrafi/