Ministri i Diasporës, Edmond Ademi së bashku me deputetin Knut Fleckenstein vizituan komunat e Haraçinës dhe Shuto Orizarit. Gjatë vizitës, Ademi dhe Fleckenstein u takuan me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale, biseduan me qytetarë dhe vizituan ndërtesat që ishin ndërtuar me mbështetje nga fondet e BE-së.
Ministri Ademi theksoi se mbështetja e BE-së është veçanërisht e rëndësishme për komunat rurale dhe të vogla, por gjithashtu se fondet e BE-së që i ndan për Maqedoninë, do të zmadhohet me përafrimin tonë deri në anëtarësimin e plotë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Mbështetja e BE-së për Maqedoninë është milionë euro në vit, gjegjësish secilën ditë ndahen 260 mijë euro për përkrahjen e infrastrukturës, arsimit dhe vetëqeverisjes lokale. Me fillimin e bisedimeve, e më pastaj me hyrjen në BE, mbështetja do të rritet që do të thotë më shumë para në infrastrukturë, rrugë të reja, sistemet e furnizimit me ujë, kanalizimet, shkollat dhe kopshtet. Këto janë shumë para. Këto janë më shumë para evropiane për zhvillimin lokal të të gjitha komunave dhe për këtë cilësi dhe jetë më e mirë për të gjitha qytetarët”, theksoi Ademi.
Gjatë vizitës në Hraçinë dhe Shuto Orizarë, deputeti i Parlamentit Evropian, Fleckstein tha se Maqedonia ka mbështetje të fortë për t’u bashkuar me BE dhe se qytetarët duhet të shkojnë në referendum për të përfituar nga mundësia historike përpara tyre./Telegrafi/