Telegrafi

Adem Zogjani propozohet për drejtor të ATK-së

Për postin e Drejtorit të ATK-së kërkohet edhe pëlqimi i Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith.

MEF po ashtu ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar në përzgjedhjen e kandidatit me të kualifikuar për këtë post duke shpresuar që emërimi final do të mund të bëhet në ditët e ardhshme.

Për postin e Drejtorit të ATK-së,ministri i MEF-it Ahmet Shala ka propozuar Adem Zogjanin. I njëjti propozim është përkrahur edhe nga Qeveria e Kosovës, megjithatë fjalën e fundit për të duhet ta japë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar.

Ndryshe Zogjani ka qenë kandidat i PDK-së për Fushë Kosovë. Zogjani po ashtu ka ushtruar postin e auditorit të Brendshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, në kohën kur këtë Institucion e ka udhëhequr ministri, Bujar Dugolli. Në fund të mandatit të tij, Ministri Dugolli kishe larguar Zogjanin nga ky Institucion, duke mos u bërë publike arsyet e këtij largimi.

Ndryshe për pozitën e drejtorit të ATK-së në listë të ngushtë kanë qenë edhe drejtori aktual Naim Fetahu, i cili është kundërshtuar nga ICO-ja, Shaqir Totaj, menaxher i rajonit të Prizrenit në ATK dhe ish menaxher i Njësit të Tatimpaguesve të Mëdhenj, në të cilën pozitë ka qenë mjaft i suksesshëm, Elmaze Pireva, poashtu ish punonjëse lartë e ATK-së. /Telegrafi/