Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj në emisionin InfoBox të Radio Televizionit Dukagjini, ka thënë se Partia Demokratike e ka dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme dhe kjo mund të ndodh edhe tani.
Të gjithë këtë ai e lidh me veprimet e kryetarit të këtij subjekti, Kadri Veseli.
Por, për një gjë të tillë, Salihaj thotë se PDK-së do t’i duhej edhe miratimi i ndërkombëtarëve, që sipas tij nuk do ta japin këtë miratim pa i përfundu disa procese.
Ai tha se beson që pa përfundimin e demarkacionit, liberalizimit të vizave e Gjykatës Speciale, kjo nuk do të ndodhë.
https://www.youtube.com/watch?v=zqwJ0NHVIME