Telegrafi

Adem Mikullovci: Nuk na duhet bashkimi, siç po e thotë Albini (video)

Aktori Adem Mikullovci e ka ngritur lart figurën e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke deklaruar se e ka idhull, por ka shtuar se Kosovës dhe Shqipërisë nuk i duhet bashkimi politik – ashtu siç e promovon Kurti.

Sipas Mikullovcit, Kosova dhe Shqipëria kanë shumë fusha tjera – siç është arti, ekonomia, edukimi – që të bashkohen, para se të ndodh ai politikë.

“Kur bëhet ky bashkimi që po e them unë, kufiri edhe me mbet nuk o gajle”, ka thënë Mikullovci.

Ai ka shtuar se nuk e do flamurin e Kosovës dhe se nuk ka lidhje emocionale me të, por e sheh si të domosdoshëm.

”Asnjë lidhje se kam me këtë flamur, por është i domosdoshëm”, ka thënë Mikullovci. /Telegrafi/