Sot (e enjte) është bërë e ditur gjatë ditës se aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci ka zyrtarizuar aderimin në Lëvizjen Vetëvendosje.
Këtë hap të tij duket se e kanë përkrahur edhe shumë kolegë të tij.
Ndërsa producenti i serialit “Kafeneja Jonë”, Shkumbin Istrefi, ka publikuar një fotografi të Mikullovcit në Facebook, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se ai ka marrë lëndime nga një prej aktorëve të tjerë të serialit.
“Avniu pëson nga Bekimi”, shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë ku aktori shfaqet me syrin e ënjtur.
Sigurisht që ky ka qenë vetëm një postim satirik i producentit Istrefi në Facebook. /Telegrafi/