Site icon Telegrafi

“Adem Jashari” i ri prezantohet para UEFA-s, zbulohen edhe pamjet se si do të duket stadiumi në Mitrovicë

Ditë më parë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro.

Me këtë investim synohet që ky objekt të marrë licencën e kategorisë 4-të nga UEFA.

Drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, ka njoftuar se me këtë projekt është pajtuar edhe Federata Evropiane e Futbollit.

“Sot në selinë e UEFA prezantuam projektin e Stadiumit Olimpik ,,Adem Jashari’’ në Mitrovice me delegacionin nga Kosova,që stadiumi te ngrihet nga kategoria II në kategorinë IV në pajtueshmëri me rregulloret e UEFA-së , ku zyrtarët e UEFA-së u pajtuan me Projektin Ideor (concept design) që te vazhdohet me procedura sipas kontratës me kontraktorët me qellim që stadiumi te ndërtohet sipas planit dinamik të planifikuar te përfundojë në vitin 2021!”.

“Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit”, ka shkruar Alaj në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

/Telegrafi/

Exit mobile version