Adem Ferizi, 47 vjeçar është i diagnostikuar me sëmundjen Leukemi Akute.
Ferizi është nga fshati Nakell, komuna e Pejës dhe ka nevojë urgjente për trajtim mjekësor jashtë vendit, për shkak të sëmundjes.
Shërimi i tij jashtë vendit kushton 137 mijë euro. Për shkak të pamundësisë financiare për shërim, familjarët e tij kërkojnë që secili qytetar që ka mundësi të kontribuoj për shërimin e tij.
Të gjithë ata që kanë mundësi financiare mund t’i ndihmojnë Adem Ferizit, përmes kësaj llogarie bankare: Raiffeisen Bank Kosovo, IBAN: 1506001000856837 (për Kosovë), IBAN: XK05, 1506001000856837.
Gjithashtu mund të kontaktoni familjarët e tij përmes këtij numri telefoni: +38349675406 (Liridona Ferizi-vajza) dhe +38349545239 (Agron Ferizi-vëllai). /Telegrafi/