Mbiemri Ismaili nuk është i pa dëgjuar për shumicën e shqiptarëve, kjo pasi këtë mbiemër e gëzojnë një deputet i njohur në Parlamentin e Kosovës, si dhe dy këngëtare motra po shumë të suksesshme në estradë, njëra prej tyre e emëruar me epitetin “Diva”.
Këngëtarja Zanfina Ismaili dhe motra e saj Ema kanë qenë të pranishme së fundmi në një darkë përkujtimore, e organizuar nga Fisnik Ismaili për babain e tij të ndjerë, ekonomistin e njohur Muharrem Ismaili, njëkohësisht xhaxhain e motrave të famshme.
Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku është shfaqur nën shoqërinë e motrave Ema dhe Zanfina.
Në mbishkrimin e fotos, deputeti ka ‘thumbuar’ këngëtaren e njohur Adelina Ismailin, e cila për shkak se ndodhej në Zvicër nuk mund të ishte pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore.
“Adelinë, plas që s’je këtu”, ka shkruar Fisniku në mbishkrimin e fotos, gjersa ka publikuar më pas edhe një fotografi tjetër me kushërirën e vogël Zanfina, me mbishkrimin “Kyss e keni”. /Telegrafi/