Telegrafi

Adelina tregon nëse bukuria është dhuratë

Adelina Ismaili është mjaft aktive në rrjetet sociale gjersa ka ngecur paksa në projekte muzikore.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të jetë temë e mediave shqiptare duke sjell imazhe, video dhe mesazhe të ndryshme.

Zeshkania së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa e ka shoqëruar me mesazh.

“Nëse bukuria është dhuratë, atë tek njeriu e sjell gjeniu”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme, artistja është takuar edhe me deputeten e LDK-së, Vjosa Osmanin.

Ndryshe, Adelina pritet që gjatë verës të sjell këngë të re si dhe do të mbajë disa koncerte të ndryshme. /Telegrafi/