Telegrafi

Adelina tregon dhuratën luksoze që pranoi nga familja për ditëlindje

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili, ka festuar të premten ditëlindjen e saj të 39-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët por edhe familjarët e saj.

Këta të fundit, nuk kanë nguruar që me rastin e ditëlindjes t’i bëjnë asaj edhe një dhuratë mjaft të veçantë.

Dhuratën e marrë nga familja, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj përmes një fotografie të publikuar në InstaStory.

Lexo po ashtu I ka kënduar formimit të ushtrisë në vitin 1997 dhe ndodhi pikërisht në ditëlindjen e saj, Adelina Ismaili: Mora dhuratën më të mirë

Bëhet fjalë për një pale këpucë luksoze të markës së njohur “Christian Loubotin”.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Adelina ka etiketuar bashkëshortin e saj, Valin, por edhe dy motrat: Emën dhe Zanfinën, që së bashku ia bënë këtë dhuratë.

Përndryshe, ajo këtë vit u rikthye me bashkëshortin dhe djalin e saj në Prishtinë, për të jetuar këtu pas një jetese të gjatë disa vjeçare në Zvicër. /Telegrafi/