Site icon Telegrafi

Adelina Thaçi i reagon ndjekëses që tha se ka marrë para për të thënë se është prekur me COVID-19

Adelina Thaçi (Foto: Instagram)

Këngëtarja Adelina Thaçi ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga virusi COVID-19 pas disa ditësh izolimi.

Artistja, e cila shquhet për vokalin e saj, theksoi se virusi ekziston dhe se ka hasur vështirësi të mëdha gjatë kësaj kohe.

Megjithëkëtë, ajo sot i ka reaguar një ndjekëses e cila i tha se sa para kishte marrë për të pranuar se ka virus.

Adelina Thaçi (Foto: Instagram)

“Me sa para të kanë shpërblyer që ke pranuar me thënë se më ka prekur virusi”, ka qenë komenti i ndjekëses.

Lexo po ashtu Adelina Thaçi flet pas infektimit me coronavirus: Duhet të kuptojmë që virusi ekziston, është kulturë të tregojmë

Ndërkaq sipër kësaj Adelina shkroi, “Shihni injorantat që nuk kanë besim në virus, e as në zot, po këta njerëz që e shpërndajnë virusin, edhe shihni çfarë shkruajnë. Më duhet me thënë që nëse gjithçka për ju është ana financiare, une se kam pas e as se kam atë problem”.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 401 mostra dhe 239 prej tyre kanë qenë raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 7.652 nga 35.121 persona të dyshimtë me virusin COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version