Artistja shqiptare, Adelina Thaçi-Meta, është vaksinuar kundër coronavirusit.
Njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi të publikuar me fansat në rrjete sociale.
Këngëtarja ka ndarë momentin në InstaStory, derisa shfaqet me masa mbrojtëse duke mbajtur edhe maskë.
“Une u vaksinova, më qoftë me shëndet”, ka shkruar ajo.
Deri më tani një pjesë e madhe e estradës shqiptare kanë marrë vaksinën antiCOVID.
MC Beka, Yllka Kuqi, Loredana, Mozzik, Robert Berisha, Era Istrefi – janë ndër yjet që morën vaksinën.
Theksojmë që sot (e hënë) sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike nga 1 mijë e 105 testime, vetëm 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. /Telegrafi/