Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Thaçi-Meta, ditën e sotme (e shtunë) ka marrë dozën e dytë të vaksinës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me fansat në InstaStory.
Ajo po ashtu u ka bërë thirrje të gjithëve që të vaksinohen në mënyrë që të shpëtojnë jetë, pasi ditëve të fundit numri i vdekjeve nga coronavirusi është rritur dukshëm.
“U vaksinova edhe me dozën e dytë!. Vaksinohuni edhe ju shpëtoni jetë”, ka thënë ajo.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se sot nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH më tej shtoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 18 raste të vdekjes.
Në anën tjetër, Qeveria sapo ka miratuar masat e reja në të cilat kthehet ora policore e shkurtohet orari i gastronomisë. /Telegrafi/