Kanë kaluar vetëm pak javë që nga vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.
I ndjeri thuajse çdo ditë përkujtohet nga njerëzit e tij të dashur përfshirë këtu edhe familjarët.
Një dedikim së fundmi kundrejt tij e ka bërë edhe këngëtarja Adelina Thaçi duke përkujtuar një nga paraqitjet e tyre së bashku.
“Babë, të njëjtën rutinë po e bëjë si me qenë këtu fizikisht, po flas, e po e bëjmë humorin që e kemi bërë gjithmonë në shtëpi, po flej tek dhoma jote, te jastëku yt, po i këndoj këngët që i ke pas dëshirë, me zërin që e kam trashëguar prej teje, oh sa krenare jam për ty babë”.
Veç malli. A e din sa jam kënaq në këtë emission, nuk kam fjalë me përshkru. Sa kam qenë me fat e jam , që kam qenë vajza jote. Babai im, të dua deri në frymën e fundit sepse jam vajza më fatlume”, ka shkruar ajo.
I njëjti ka lënë pas një karrierë të bujshme profesionale duke u cilësuar si një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. /Telegrafi/