Site icon Telegrafi

Adelina Thaçi kujton momentin kur këndoi shqip në Beograd, dhe protestat që u shkaktuan

Adelina Thaçi Meta paraqitjet publike i ka të rralla, por që gjithmonë ka diçka për të treguar.

Në rrëfimin e saj në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Adelina u ndalua tek disa momente të vështira në jetën e saj.

Këto kujtime i klasifikoi në para dhe pas martese.

Para se të martohej Adelina përmendi momentin kur babai i saj, humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima u sulmua me thikë para shtëpisë së tij, e kjo kishte ndikuar jashtëzakonisht shumë tek këngëtarja.

E ndërsa, pas martese kujton momentin kur bashkëshorti i saj, Bardhyl Meta ishte shtrirë në spital dhe ishte në gjendje kome artificiale.

Gjatë asaj periudhe, Adelina i kishte kënduar e recituar gjatë gjithë kohës e po ashtu i tregonte për ditën e saj, pasi që mjekët i kishin thënë se kjo mund të ndikojë pozitivisht.

Adelina Thaçi me ansamblin “Zanat” para disa kohësh kishte një performancë në një festival për shkëmbim të kulturave në Beograd.

Mirëpo, prezenca e artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Serbisë nuk u pranua nga të gjithë.

Politikani serb Vojsllav Shesheli ishte mbledhur me rreth 50-60 persona për të kundërshtuar performancën e Adelinës e artisteve tjera shqiptare.

Mirëpo, ky moment u kalua dhe interpretimi i tyre u prit mirë nga publiku e pas saj ishin interesuar për këngët që kishin kënduar, e ndërsa shqiptarët që ishin atje në publik kishin shkuar për t’ua puthur edhe duart.

Exit mobile version