Site icon Telegrafi

Adelina Thaçi kujton babanë e ndjerë në festën e Fitër Bajramit: Jam pa fjalë sot

Ditën e sotme (e enjte) festa e Fitër Bajramit po kremtohet nga të gjithë myslimanët anë e kënd botës.

Megjithëse për shumë nga njerëzit kjo festë duket të jetë e zymtë, për shkak të humbjes së familjarëve të tyre.

E tillë është edhe për këngëtaren Adelina Thaçi, e cila muaj më parë humbi të atin e saj apo siç njihet aktorin Rasim Thaçi-Cima.

Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale duke treguar se sa shumë i mungon, posaçërisht në këtë ditë.

“Babë jam pa fjalë sot. Me fat Bajramin atje në parajsë ku je, e copën e bakllavës do ta ha për ty edhe nëse nuk më shkon fytit teposhtë do ta shtyjë me ujë, se e di qe i ke pasur shumë merak”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adelina Thaçi

“Me fat Bajramin të gjithë ju miq familjarë, festofshi gjithmonë bashkë bashkë me shëndet e gëzime”, kanë qenë fjalët e saj.

Adelina Thaçi (Foto: Instagram)

Humoristi shqiptar, Rasim Thaçi – Cima, ndërroi jetë në muajin mars si pasojë e COVID-19. /Telegrafi/

Exit mobile version