Adelina Thaçi veçohet lartë për zërin dhe lirshëm mund të thuhet se është një nga artistet më me potenical.
Këngëtarja shqiptare edhe pse ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer për publikun.
Përveç karrierës, 39-vjeçarja është mjaft e përkushtuar edhe në jetën private si bashkëshorte, dhe si nënë e dy vajzave. Këngëtarja Thaçi po ashtu është e martuar prej vitesh me Bardhyl Metën, gjersa është treguar një përkrahëse e madhe e burrit të saj në sfidat e tij të jetës.
Adelina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, në të cilat publikon herë pas here fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Gjatë ditës së sotme (e enjte), ajo dhe Bardhyli kanë një arsye më shumë për festë, pasi kremtojnë tetëvjetorin e martesës.
“Sot tetë vite kurorëzuam gjithë dashurinë tonë. Përgjatë viteve u bekuam me dy vajzat tona Fionën dhe Melisën. Këto vite përjetuam emocione të jashtëzakonshme, gëzimi e hidhërimi, por bashkë e tejkaluam sfida të rënda e i lamë pas duke u forcuar edhe më shumë. Jam e lumtur që çdo ditë gëzojmë shëndet të mirë, e fëmijët i kemi mirë. Gëzuar tetë vjetori i martesës, shëndet e gëzime bashkëudhëtari im”, ka shkruar krahas imazheve artistja Thaçi.
Theksojmë që artistja në fjalë tash e një kohë është pjesë e një ansambli të formuar nga ajo dhe mikeshat e saj muzikante, të titulluar “Zanat”. /Telegrafi/