Vera për Adelina Tahirin nuk ka qenë si e shumicës së këngëtarëve.
Ndryshe prej pjesës dërmuese të skenës muzikore të cilët i kemi parë nga një cep në tjetrin me data të koncerteve, këngëtaren nga Shkupi e kemi parë teksa udhëton.
Pa asnjë datë të koncerteve, por me dy projekte të suksesshme në pak muaj, Adelina ka vazhduar edhe këtë fundjavë turin e shëtitjeve.
Interpretuesja e hitit ‘S’je normal’ po qëndron në Turqi nga e cila nuk do kthehet pa vizituar një destinacion shumë të frekuentuar – restorantin e kuzhinierit të famshëm Nusret.
Nusret i cili u bë yll i rrjeteve sociale me mënyrën e tij të gatimit mes tjerash edhe ka pozuar me Adelinën për një foto të përbashkët si kujtim nga frekuentimi i restorantit të tij. /Prive/Telegrafi/