Site icon Telegrafi

Adelina Tahiri publikon imazhe prej spitalit, thotë se po shërohet pas ndërhyrjes kirurgjike (Foto)

Javën e kaluar raportuan se këngëtarja shqiptare është detyruar të vendos këmbën në allçi pas një ndërhyrje kirurgjike.

Adelina Tahiri kishte thyer këmbën e djathtë gjatë një rekreacioni sportiv duke skijuar.

Ajo së fundi është përkujdesur për fansat duke ju treguar për gjendjen e fundit shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Këngëtarja shkupjane ka thënë se është shëndosh e mirë dhe se shumë shpejt do t’i rikthehet koncerteve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Adelina Tahirit

“Të dashur fansa dhe dashamirës të mi. Në pamundësi që të ju përgjigjem shkresave të juaja të pafund, ku tregoni kujdesie të madhe për mua dhe shëndetin tim, ju njoftoj që pas aksidentit të pësuar gjatë skijimit, ku pësoi këmba ime e djathtë, pas ndërhyrjes kirurgjike çdo gjë është në rregull dhe Adelina e juaj është shumë mirë dhe së shpejti do të rikthehem pran jush me projekte të reja dhe më e fortë!”, ka shkruar Adelina në llogarinë personale në Facebook.

Ndryshe, Adelina ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version