Telegrafi

Adelina Tahiri pjesëmarrëse në Dancing With the Stars Maqedonia

Këngëtarja shkupjane, ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto gjatë ushtrimeve të vallëzimit.

Adelina është e vetmja shqiptare deri më tani që ka bërë publike pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël.

Ajo vitin e kaluar ka qenë pjesëmarrëse në të njëjtin spektakël në Shqipëri ku korri sukses të mirë, edhe pse nuk triumfoi.

E për shkupjanen, ky edicion do të jetë më i lehtë për të pasi që është mësuar të vallëzojë mjaft bukur, në të gjitha zhanret e kërkuara