Këngëtarja Adelina Tahiri është duke pushuar në Turqi.
E veshur me bikini portokalli këngëtarja duket shumë seksi dhe si gjithnjë tërheq vëmendjen në rrjetet sociale.
Shkupjania ka publikuar pak kohë më parë edhe klipin e saj të fundit “Më mirë pa ty”, e cila duket se është mirëpritur nga fansat e këngëtares pas një viti pauzë, transmeton Telegrafi.
Adelina ka thënë ditë më parë se këtë fizikus e ka trashëguar me gjene, pasi që edhe nëna e saj duket tejet seksi dhe joshëse.
Ndryshe, këngëtarja është duke pushuar në plazhet turke para fillimit të sezonit të ri me koncerte anembanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/