Telegrafi

Adelina Tahiri edhe zyrtarisht martohet me avokatin maqedonas (Foto)

Adelina Tahiri tashmë edhe zyrtarisht nuk është më beqareshë.

Ajo është martuar edhe zyrtarisht me afaristin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMNRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.

Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.

Në fakt, bukuroshja shkupjane ka publikuar fotografinë e momentit të vënies së nënshkrimeve te zyrtari për kurorëzim.

“Zyrtarishtt jam e martuar”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.

Ndryshe, Adelina ka bërë të ditur që gjatë vitit të ardhshëm do të sjell këngë të tjera. /Telegrafi/