Adelina Tahiri tashmë edhe zyrtarisht nuk është më beqareshë.
Ajo është martuar edhe zyrtarisht me afaristin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMNRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.
Kështu së paku ka bërë të ditur këngëtarja përmes një mesazhi në llogarinë personale në Instagram.
Në fakt, bukuroshja shkupjane ka publikuar fotografinë e momentit të vënies së nënshkrimeve te zyrtari për kurorëzim.
“Zyrtarishtt jam e martuar”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Ndryshe, Adelina ka bërë të ditur që gjatë vitit të ardhshëm do të sjell këngë të tjera. /Telegrafi/