Adelina Tahiri ka një arsye më tepër për të qenë e lumtur gjatë ditës së sotme.
Këngëtarja shqiptare është bërë nënë për herë të parë në moshën 27-vjeçare.
Ajo ka sjell në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Joni.
Kështu së paku ka bërë të ditur biondina përmes rrjeteve sociale teksa ka publikuar edhe një fotografi të dorës së djalit.
“Mirë se erdhe në jetë princi i vogël Joni”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Tahiri.
Theksojmë se muaj më parë është martuar me afaristin dhe avokatin maqedonas, Serjozha Markov, i cili është vëlla i bashkëshortes së zëdhënësit të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski.
Ndryshe, këngëtarja besohet se gjatë vitit të ardhshëm do të sjell këngë të reja muzikore. /Telegrafi/