Telegrafi

Adelina së shpejti me dy këngë të reja

Bukuroshja këto pohime i bëri ekskluzivisht për Telegrafin, duke thënë se pas hiteve të lansuara që e bënë atë të pushonte një kohë, tani do të kthehet fuqishëm për të pushtuar skenën e muzikës shqiptare.

“Po, jam duke punuar. Së shpejti do të lansoj edhe dy këngë të reja dhe një prej tyre do të jetë me videoklip. Jam shumë e kënaqur me punën e bërë, falënderoj të gjithë bashkpuntorët e mi”.

“Do të jenë dy këngë që i përkasin në mënyrë tipike stilit tim dhe besoj se do t’u pëlqejnë adhuruesve të muzikës”, është shprehur Adelina për Telegrafin.

Pak kohë më parë Adelina ka thumbuar publikisht Tunën, duke mbrojtur grupin Kaos dhe këngën e tyre të re “Ngoje Zemrën Tem”, që ishte kritikuar ashpër nga Tuna. /Telegrafi/