Adelina Ismaili ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt muzikor në tregun shqiptar.
Mbase është e natyrshme pasi që këngëtarja i është përkushtuar tërësisht rritjes së djalit gjashtëmuajsh, Uliksit.
Kjo dëshmon edhe fotografia që ka publikuar ajo në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke shijuar rrezet e diellit me bashkëshortin, Valin dhe të birin.
“Pushimet me dy jetët e mia. Kuptimi i tashëm dhe i përjetshëm i jetës -familja”, ka shkruar në rrjetet sociale, Adelina.
Kjo e fundit ndoshta në këtë formë po merr energji edhe për një ngjarje madhështore të familjes që do të zhvillohet gjatë këtij muaji.
Ema Ismaili, motra e këngëtares ka vendosur t’i jap fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen disavjeçare me Afrim Humollin, i cili është afarist i suksesshëm në Prishtinë.
Ndryshe, kënga e fundit e Adelinës “Fol Niherë” është shikuar 800 mijë herë në llogarinë personale në Facebook. /Telegrafi/