Site icon Telegrafi

Adelina për bashkëshortin: Jeta ime, heroi im, shqiponja ime (Foto)

Adelina Ismaili ka publikuar një fotografi të përbashkët me bashkëshortin e saj, Val Krasniqi.

Me këtë rast, këngëtarja i ka thurur lavde partnerit të saj duke e quajtur edhe babanë më të mirë.

Lexo po ashtu Adelina në top formë pas lindjes së djalit (Foto)

“Dashuria ime. Jeta ime. Heroi im. Shqiponja ime. Babai më i mirë. Të dua Val”, ka shkruar Adelina në përshkrim.

Çifti i njohur shqiptar (Adelina Ismaili/Instagram)

Kujtojmë që në muajin e kaluar Adelina u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj pritën në jetë djalin që e pagëzuan Uliks.

Ndërkaq, edhe pse dukej se ishte tërhequr nga muzika, diva i befasoi fansat e saj kur në javën e kaluar publikoi në Facebook këngën e saj më të re “Fol niher”. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Godet Adelina Ismaili! Me këngë revolte proteston padrejtësinë, gënjeshtrën dhe varfërinë (Video)
Exit mobile version