Site icon Telegrafi

Adelina në top formë pas lindjes së djalit (Foto)

Këngëtarja Adelina Ismaili muajin e kaluar është bërë nënë për herë të parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Uliks.

Edhe pse mendonim se është tërhequr nga muzika, Diva befasoi fansat e saj kur në mbrëmjen e së premtes lëshoi në Facebook këngën e saj më të re “Fol niher”.

Lexo po ashtu Godet Adelina Ismaili! Me këngë revolte proteston padrejtësinë, gënjeshtrën dhe varfërinë (Video)

Ndonëse nuk është shfaqur shumë në fotografi pas lindjes, bashkëshorti i saj Val Krasniqi ka publikuar së fundmi një fotografi të çiftit, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Ata duken shumë të lumtur së bashku, ndërsa vetëm një muaj pas lindjes Adelina e ka marrë veten dhe duket në top formë. /Telegrafi/

Adelina Ismaili dhe Vali
Exit mobile version