Dhe, kësaj lufte mediale po i bashkangjitet edhe Adelina Berisha. Ajo në një prononcim ekskluziv për Telegrafin ka thënë se është e të njëjtit mendim me Kaos-at, duke thënë se kënga është shumë e mirë dhe madje është shumë më mirë se sa suksesi me anë të prekjeve të gjesteve intime.
“Kënga e re e Kaos është e mrekullueshme, është me të vërtetë këngë e bukur. Pos që kam pasur bashkëpunim të frytshëm me ta në të kaluarën, ata gjithmonë kanë treguar se kanë cilësi të jashtëzakonshme në hip hop skenën shqiptare”.
“Ata nuk duhet të brengosen për kritikat e Tunës. Është shumë më mirë që të arrihet sukses me një këngë të stilit turk se sa të krijosh famë me anë të prekjeve të pjesëve intime. Ia kujtoj Tunës se nuk është askush dhe se me ato gjeste provokative secila femër mund të bëhet e famshme”, ka deklaruar Adelina.
Kaos kanë lansuar pak ditë më parë këngën e tyre të re “Ngoje Zemrën Tem”, që është pritur jashtëzakonisht mirë jo vetëm nga fansat, por edhe nga kolegët të cilët gjithnjë e më shumë në numër po mbrojnë vlerat e rep grupit. /Telegrafi/