Telegrafi

Adelina: Krenohem që jetoj në një epokë me ju Sabriano dhe Nera, yje të dashurisë (Foto)

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili duket të jetë më aktive ditëve të fundit në rrjetin social Instagram.

Vetëm pak ditë më parë ajo publikoi një status në lidhje me dashurinë, ndërsa sot (e mërkurë) ajo befason fansat me një shkrim për Sabri Fejzullahun dhe gruan e tij Nerën në Instagram.

Diva ka publikuar një fotografi të çiftit, ndërsa në mbishkrimin e saj ka shkruar plot fjalë inkurajuese për çiftin e njohur.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili ka dy fjalë për dashurinë (Foto)

“Krenohem që jetoni në një kohë me mua o simbole të dashurisë, personifikim i suksesit, yje të jetës, dritë e vendit ku shkelni… ju dua” (sic.), shkruan Adelina në Instagram.

Përndryshe, Ismaili aktualisht është shkëputur nga aktivitet muzikore, dhe i është përkushtuar rritjes së djalit të saj Uliksit. /Telegrafi/