Telegrafi

Adelina kopjon Baby G (Foto)

Adelina Berisha ka realizuar projektin e saj më të ri muzikor, i cili pritet që të publikohet së shpejti.

Këngëtarja këngën e re do ta sjell të realizuar me videoklip, xhirimet e të cilit tashmë kanë përfunduar, transmeton Telegrafi.

Përmes disa publikimeve në rrjetet sociale, Adelina na ka njohur me disa nga skenat e videos së saj të re dhe megjithëse duket mjaft tërheqëse vërejmë së dukja e saj nuk është origjinale.

Me stil të tillë kohë më parë erdhi edhe Baby G në klipin “Monster” , këngëtarja, e cila i përket të njëjtës kompani muzikore, pjesë e së cilës është edhe Adelina Berisha.

Gërshetat së fundmi janë kthyer në trend duke u përdorur thuajse nga të gjitha femrat e skenës, por Adelina dhe Gjordana e kanë tepruar duke ardhur identike./Telegrafi/