Telegrafi

Adelina Ismajli, Elena Ora dhe Rhani Krija ndër panelistët që mund t’i takoni në Prishtina Music Conference me 3 dhe 4 nëntor

Është koha për ringjalljen e Prishtinës me Prishtina Music Conference  dhe RAVE Festival! Takoni ekspertët tuaj të preferuar të industrisë së muzikës që vijnë nga vendi e bota për të ndarë ekspertizën e tyre me artistë dhe entuziastë të muzikës me 3 dhe 4 nëntor në Kino Armata.

Prishtina Music Conference është event pa pagesë dhe i hapur për publikun.

Regjistrohuni falas në prishtinamusicweeek.com

Dy ditë të mbushura me aktivitete, programin e plotë e gjeni më poshtë:

Nga violinisti njohur Visar Kuçi, artistja e madhe Eda Zari, perkusionisti me famë botërore Rhani Krija e deri te drejtuesja e njohur e biznesit muzikor Elena Ora që shtyjti Rita Orën në toplistat botërore, Prishtina Music Conference është e mbushur me dy ditë aktivitete dhe diskutime. Pjese e PMC III do të jenë dhe organizatat Fondacioni17 me prezantimin e tyre në Artin Bashkëkohor dhe me një VR tour, Festakordet me arkivën e tyre të Akordeve të Kosovës dhe OSCE me panel diskutimin mbi inkluzivitetin në art pjesë e cilit janë regjisori i njohur Fatos Berisha dhe këngëtarja jonë e dashur Eliza Hoxha.

Prishtina Music Conference do të përmbyllet me RAVE Festival e cila fillon nga ora 22:00 të shtunën e vazhdon deri në orët e mëngjesit të së dielës me artistët më të kërkuar të industrisë ndërkombëtare si Quest, Gabbs, Studio17 dhe Dajku Twins dhe artisti i mirënjohur lokal Pumio Space. Biletat për Rave Festival i gjeni me çmim promocional në rave-travel.com