Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Adelina Ismaili, dha një njofim për publikun, nëpërmjet llogarisë së saj të Facebook-ut.
Ajo në postimin e saj njoftoi se është ndaluar transmetimi i emisionit të saj në RTK.
Sipas saj, ndalimi i emisionit të së premtes është bërë nga u.d së kryeredaktorit të RTK-së.
“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim “Show i së premtes” sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’ju njoftojmë në ditët në vijim“ – tha Adelina përmes postimit të saj.
Kujtojmë që këngëtarja së fundmi ka qenë e përëfshirë në disa debate fetare.
Në këtë emision ajo e kishte ftuar teologun Drilon Gashi, për të diskutuar më hollësisht rreth fesë. /Telegrafi/