Telegrafi

Adelina Ismaili zbulon kohën kur do të bëhet nënë dhe gjininë e fëmijës

Këngëtarja e njohur, diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, ka zbuluar në NIN të Klan Kosovës gjininë e foshnjës së saj.

Ajo ka thënë se është në pritje të një djali, terminin për lindjen e të cilit pritet t’ia caktojnë mjekët javën që vjen, njofton Klan Kosova.

“Ende nuk e kam caktuar terminin, pritet të më caktohet javën tjetër”, tha këngëtarja.

Ajo më tutje ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret të sjellë në jetë.

“Gjinia e fëmijës është djalë. Për mua është e çuditshme, sepse ne nuk kemi pasur vëlla dhe me të vërtetë është ndjenjë e papërshkrueshme. Ende nuk mund të adaptohem me idenë se është një djalë i vogël këtu brenda meje”, është shprehur Adelina.