Telegrafi

Adelina Ismaili: Vali, faleminderit që solle dritë në jetën time

Adelina Ismaili mbrëmë është paraqitur pas shumë vjetësh në festivalin e RTSH-së.

Këngëtarja kishte të veshur një fustan paksa të tejdukshëm ngjyrë pjeshke, plot glamur dhe larg kaçurrelave të saj kësaj radhe, por me një dukje përrallore.

Pas kësaj ajo i ka dedikuar disa fjalë dashurie edhe bashkëshortit Vali Krasniqit, i cili i ka ardhur si një dritë në jetën e saj.

“Faleminderit që solle dritë në jetën time. Faleminderit që je pjesë e jetës sime. Unë të dua Vai”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Vali.

Ndër të tjerash në festival bukuroshja edhe një herë konfirmoi se nuk do të largohet nga bota e muzikës.

“Kur kam thënë se nuk do të këndoj, e kam pasur fjalën se nuk do të jem aktive me koncertet në disko-klubet, formë e punës te ne në Kosovë, ndërsa në një magji, në një madhësi të këtillë siç është kjo skenë; këtu nuk ka se si të mos e ndjesh. Do të isha shumë mediokër nëse do të thosha që guxoj me shkel këtu e mos me e menduar këngën, ajo është vetëvrasje artistike”, tha Adelina Ismaili para publikut në Pallatin e Kongreseve.

Lexo po ashtu Adelina Ismaili rikthehet në skenën e festivalit të RTSH-së, pritet me duartokitje të ngrohta nga publiku shqiptar (Foto)

Ndryshe, këngëtarja është bërë nënë e një djali të pagëzuar Uliks, të cilit ia kushtuar e gjithë jetën. /Telegrafi/