Këngëtarja Adelina Ismaili po vazhdon të jetë aktive dhe e përfolur në mediat vendore.
Pjesëmarrja e saj në serialin “O Sa Mirë” vazhdon të pëlqehet në masë të madhe nga publiku, i cili pas shumë vitesh pati rastin ta shoh këngëtaren e njohur si aktore.
Përveç angazhimit në serial, Adelina vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Ismaili ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur më tërheqëse se asnjëherë tjetër, grimuar nga Sellma.
Ajo ka pozuar e zhveshur, duke vënë në pah vetëm makijazhin, i cili anon nga nuancat e ngjyrës rozë, ngjyrë kjo e cila i shkon shumë këngëtares së njohur.
Vetulla e saj e prerë, një detaj ky që e karakterizon Adelinën që nga fëmijëria, i jep asaj një pamje edhe më komplekse dhe të veçantë.
Këto fotografi, Ismaili vendosi t’i ndajë me fansat e saj në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/