Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.
Ajo së fundi po sprovon veten edhe në fushën e aktrimit, duke qenë pjesë e serialit më të shikuar të momentit “O Sa Mirë”.
Bukuroshen tonë jemi mësuar ta shohim në flokë të drejta, por edhe të kapura në formë të bishtalecit.
Por, “drejtoresha e kolegjit” ka bërë një ndër ëndrrat realitet duke ndërruar stilin e flokëve që ka bartur deri më tani.
Në fakt, Ismaili tashmë është bërë me flokë të dredhura dhe për këtë e ka falënderuar parukierin, Nagipin.
“Pas 8 vjetësh, flokët e ëndrrave të mia!”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Adelina.
Ndryshe, këtë të fundit nuk e dimë nëse do të sjell ndonjë projekt muzikor pas rikthimit në Kosovë. /Telegrafi/