Telegrafi

Adelina Ismaili sjell poza atraktive nga pushimet, teksa i bën një dedikim bashkëshortit: Jeta është dashuri, dashuria jeni ju

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Adelina Ismaili, ka nisur pushimet duke kaluar disa ditë jo-produktive jashtë angazhimeve të zakonshme.

Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, ka njoftuar se po shijon një udhëtim me familjen.

Krahas imazheve atraktive në bikini, artistja ka ndarë një tjetër fotografi përkrah bashkëshortit.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

“Jeta është dashuri, dashuria jeni ju Val Krasniqi”, ka thënë ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Adelina Ismaili

41 vjeçarja mes tjerash nuk ka zbuluar lokacionin e këtyre pushimeve.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

Ajo edhe këtë vit ka qenë mjaft e angazhuar me emision, meqenëse ka bërë një tërheqje prej kohësh nga muzika.

Ylli i estradës gjithashtu së shpejti pritet të rikthehet me projekte të reja. /Telegrafi/