Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili pozon e grimuar me një makijazh ‘të ashpër’: Bëhuni ndryshimi i lojës

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me paraqitjet e saj.

Së fundmi, këngëtarja Ismaili ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse me një makijazh “të ashpër” në fytyrën e saj.

“Bëhu ndryshuesja e lojës”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën pëlqimet dhe komentet e shumta nuk munguan.

Adelina përndryshe ndër vite është cilësuar vritet si “diva që ndërroi lojën”, pasi në fitet e para-luftës eksperimentoi me stile të ndryshme të të kënduarit dhe paraqitjes.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Ajo ka një karrierë të suksesshme me këngë të shumta hite, të cilat edhe sot e kësaj dite pëlqehen e këndohen nga publiku.

Vitin e kaluar, Adelina zhvendosi aktivitetin e saj edhe në televizion, duke u bërë moderatore e një emisioni të quajtur “Tete a Tete me Adelinën”. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/Instagram
Exit mobile version