Adelina Ismaili konsiderohet si një ndër këngëtaret më të mira shqiptare gjatë këtyre dekadave të fundit.
Kjo ka bërë që karriera e saj më se 30 vjeçare t’i shpërblehet edhe me një nominim si “Femra më me influencë në Kosovë”, në “Global Woman Summit 2019” në Basel. (Kliko KËTU për ta votuar).
Adelina Ismajli filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve ’90.
Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë.
Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve, shkruan në përshkimin që i ka bërë “Global Summit of Women”.
Ajo ishte një nga këngëtarët e parë në Kosovë, të cilat arritën të preknin tema që të tjerët në moshën e saj nuk mundën.
Zeshkania gjithashtu njihet edhe si seks simbol shkaku i videove të saja provokative dhe shfaqjet në stacionet televizive vendase shqiptare.
Këngët e saj që solli shumë vëmendje ishin “Amaneti”, “Qe 1 vjet e 7 ditë” dhe “Shota”.
Gjithashtu këndoi edhe shumë këngë dedikuar për viktimat e Luftës së Kosovës për shembull “Lavdi ushtarit tim” (Nderi i ushtarit tim).
Ndryshe, Adelina u kurorëzua edhe Miss Kosova në vitin 1997 dhe aktualisht po merret me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/