Telegrafi

Adelina Ismaili me një tjetër postim i dërgon mesazh indirekt Shefqet Krasniqit: Këtu jemi Gjergj Kastrioti, feja jonë është Shqiptaria

Foto: Adelina Ismaili

Këngëtarja Adelina Ismaili ka zgjedhur një mënyrë artistike për të dhënë një përgjigje indirekte ndaj hoxhë Shefqet Krasniqit në rrjetin social Instagram.

Pas një reagimi të saj ditë më parë në mbrojtje të artistes Shkurte Fejza, e cila u përmend nga hoxha në deklarata të tij, Adelina ka vënë në pah një aspekt të identitetit kombëtar përmes një postimi të ri.

Duke shpërndarë një video nga kënga e saj “Skënderbe”, Adelina ka cituar vargjet e poetit kombëtar Pashko Vasa: “K’tu jemi Gjergj Kastrioti; Plisin nuk e ndryshon moti; Mos shiko kisha e xhamia; Feja jonë është Shqiptaria”.

Këta vargje, të cilët frymëzohen nga fryma atdhetare dhe bashkuesi i kombësisë shqiptare që tejkalon dallimet fetare, duket se ishin zgjedhur me kujdes për të transmetuar një mesazh të qartë.

Veçanërisht simbolike është fakti që kjo video është rishpërndarë edhe nga vajza e Shkurte Fejzës, Gresa Behluli, duke lënë të kuptohet se ndoshta ky postim është një lloj mbështetje dhe solidariteti ndaj Shkurtes dhe një kundërpërgjigjeje simbolike ndaj hoxhës.

Foto: Adelina Ismaili/Gressa Behluli/InstaStory

Kjo i bën dyshimet që ky veprim i Ismailit është një thumb drejtuar Krasniqit të jenë akoma më të theksuara.

Sikur merr flamurin në dorë dhe e shtrëngon për të mos lejuar që të cënohet, kështu duket Adelina në mbrojtje të vlerave kombëtare dhe simboleve kulturore të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve.

Në këtë moment të debatit publik, ajo zgjedh artin dhe poezinë si mjet për të thënë atë që fjalët e thjeshta nuk mund të përshkruajnë. /Telegrafi/

Foto: Adelina Ismaili/Instagram