Telegrafi

Adelina Ismaili: Krejtësisht e transformuar prej Sellmës (Foto)

Adelina Ismaili konsiderohet si një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Ajo së fundi është bërë pjesë e serialit “O Sa Mirë”, ku po luan rolin e drejtoreshës së kolegjit.

Në një intervistë për mediat ka pohuar se i pëlqen roli i një vajze të rreptë, pasi që në të kaluarën femrat kanë luajtur rolet e një femre budallaqe.

Në serialin e lartcekur, këngëtarja ka pësuar një ndryshim në dukje teksa vjen me flokë të drejtuar për dallim që i ka paksa të thyera.

Por, së fundi këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet krejtësisht e transformuar.

Kështu së paku thotë këngëtarja në përshkrimin e imazhit teksa shihet me flokë të kapur dhe fytyrë më të errët si një bukëkuq fantastik.

“Krejtësisht e transformuar prej të magjishëm Sellma Kasumoviq”, ka shkruar Adelina në Instagram.

Ndryshe, këngëtaren nuk dihet nëse do ta shohim në ndonjë projekt të ri muzikor, pasi që aktualisht është e angazhuar në serial si dhe në rritjen e djalit, Uliksit. /Telegrafi/