Site icon Telegrafi

Adelina falënderon bashkëshortin pas blerjes së veturës së re: Unë nuk jam materialiste, por dedikimi yt e dashuria jote më bën të falënderoj Zotin që jam grua

Këngëtarja e njohur e skenës muzikore shqiptare, Adelina Ismaili, ditë më parë njoftoi se është bërë me veturë të re.

Ajo tregoi se ka blerë një makinë të re të tipit ‘Renault Captur’ në AutoMita, ndërsa ditën e sotme (e hënë) ka zbuluar se kjo ishte një dhuratë nga bashkëshorti.

Krijuesja e hitit “Amaneti” ka ndarë një postim në InstaStory dhe këtë rast ka falënderuar partnerin e saj, Val Krasniqin.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

“Janë disa momente në jetë kur edhe super llafazanet mbyllin gojën. Ti e di që unë materialiste nuk jam as nuk kam qenë kurrë, nuk e dalloj Porsche-në nga autobusi. Por është dedikimi yt e dashnia që sot, e çdo ditë më bën të falënderoj Zotin që jam grua”.

Lexo po ashtu Morena Taraku kujton nënën e ndjerë për 8 Mars: Nëse trëndafilat rriten në parajsë, le të vendosën në krahët e nënës sime

“Faleminderit që ma bëre 8 Marsin më të bukur në jetë. Të dua Val Krasniqi”, kanë qenë fjalët e Ismailit përkrah postimit.

Adelina Ismaili (Foto: Instagram)

Adelina dhe Vali ndërkohë janë prindër të një djali të quajtur, Uliks. /Telegrafi/

Exit mobile version