Site icon Telegrafi

Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Adelina Ismaili (Foto: RTK)

Në emisionin “Show i së Premtes” të drejtuar nga ikona e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, i ftuar ka qenë personaliteti i njohur, Halil Geci.

Gjatë bisedës, Geci ka ndarë disa pjesë të veçanta të jetës dhe karrierës së tij. Sidoqoftë, momenti kulminant i intervistës erdhi kur ai zbuloi një detaj personal që lidhet drejtpërdrejt me prezantuesen Ismaili.

Me fjalë plot konsideratë ndaj guximit dhe ndikimit të Adelina Ismailit, Halil Geci i tregoi asaj se si ajo kishte bërë përshtypje të thellë në jetën e tij.

Halil Geci dhe Adelina Ismaili (Foto: RTK)

“Në qoftë se e marr atë kohën tënde kur ke kënduar ti, ka qenë shumë e vështirë thyen tabutë”, tha Geci, përpara se të zbulonte se një prej vajzave të tij është pagëzuar në nder të artistes. “Bile një vajze timen ia kam ngjitur emrin tënd, Adelinë. Dhe është shumë vajzë e mirë, është psikologe dhe punon në Fushë-Kosovë”.

Ky rrëfim e ka befasuar dhe emocionuar Adelinën, e cila është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes për performancat e saj, por jo domosdoshmërisht si frymëzim për emrat e brezave të rinj.

Ismaili, e njohur si një prej zërave që ka ndikuar në thyerjen e shumë tabuve në skenën artistike shqiptare, mbeti pa fjalë në momentin kur dëgjoi se si veprimet e saj kanë shërbyer si një shembull frymëzues për të tjerët. /Telegrafi/

 

Exit mobile version