Është bërë thuajse një dekadë që kur ajo la Kosovën për të jetuar më larg.
Këngëtarja Adelina Ismajli, e konsideruar si Diva e muzikës shqiptare, u kthye sërish në vendlindje.
Ismajli erdhi të jetonte në Prishtinë, bashkë me familjen, bashkëshortin Valin dhe të birin Uliksin.
Javën që vjen, Adelina jep një intervistë për emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, ku rrëfen të rejat në jetën e saj me fokus të veçantë te mëmësia dhe lindja e djalit.
Ajo është kthyer në Kosovë për një kohë të pacaktuar, ndërsa në NIN thotë se të paktën dy ose tre vjet do të jetë këtu, meqë tani është e angazhuar edhe në serialin komik “O sa mirë”.
Intervistën me Adelina Ismajlin mund ta ndiqni këtë të hënë në Klan Kosova.