Adelina Ismaili u raportua se do të kthehet me një koncert pas dy vjet mungese.
Këngëtarja shkaku i shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të fëmijës së parë, publiku ishte privuar me mos dëgjimin dhe shikimin e perfomancave të saj.
Por, sot këngëtarja shqiptare i është kthyer skenave muzikore me paraqitjet fantastike me disa prej hiteve ndër vite.
Në fakt, ajo ka performuar në manifestimin përmbyllës të Degës së LDK-së në Gjilan dhe ky ishte një rikthim i pas disa vjetëve pasi që këngëtarja tash e sa vjet jeton e këndon në Zvicër.
Adelina ka kënduar këngën e njohur “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”, në këtë tubim para mijëra simpatizanëve të LDK-së.
Adelina ka treguar simpatinë e saj që kishte për presidentin Ibrahim Rugova dhe partinë e tij LDK-në. /Telegrafi/